Cilat janë aftësitë që nevojiten për të marrë pjesë?

Image
A pile of notes about employment

Historiku 

Pjesëmarrja e refugjatëve mund të emërtohet në mënyra të ndryshme, për shembull "Ekspertë nga përvoja personale" ose "Përfshirje e përdoruesit". Përshkruan se si njerëzit që kanë përjetuar një eksperiencë të veçantë mund të ndikojnë në formësimin e shërbimeve nga të cilat marrin mbështetje. 

Pse të merrni pjesë? 

Nëpërmjet aktiviteteve të pjesëmarrjes, ju mund të zhvilloni aftësitë tuaja dhe të kuptoni më mirë se si funksionojnë shërbimet. Ju keni shumë njohuri që mund t'i përdorni për t'i bërë organizatat t'u shërbejnë më mirë komuniteteve të refugjatëve. Njohuritë dhe përvoja juaj mund të ndihmojnë në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të tyre. 

Duke marrë pjesë, mund të rrisni besimin tuaj, të shihni shërbimet e refugjatëve nga brenda dhe të flisni në emër të komuniteteve tuaja. Gjithashtu, mund të praktikoni aftësi të tilla si komunikimi, të dëgjuarit, të folurit në publik, të shkruarit, aftësitë drejtuese dhe shumë të tjera. 

Mund të dëshironi t’i bashkoheni një kauze për të cilën jeni të pasionuar për t'i përmirësuar gjërat për komunitetet e refugjatëve, apo edhe të fitoni aftësi të reja. Disa organizata mund t'ju kërkojnë të bashkoheni për shkak të një aftësie të veçantë që keni ose ndoshta sepse duan të përfshijnë zërat e refugjatëve. 

Si funksionon pjesëmarrja? 

Mund t'ju kërkohet të plotësoni një proces aplikimi për t'u bërë pjesëmarrës refugjat, ose mund t'ju kërkohet të keni aftësi të caktuara. Këto kërkesa janë standarde për shumë role profesionale dhe janë një mënyrë që ju të tregoni se mund ta kryeni rolin. Për shembull, mund t'ju kërkohet që: 

  • Të angazhoheni në një rol për një kohëzgjatje dhe pjesëmarrje të caktuar 

  • Të mbani kontakte me organizatën 

  • Të jeni të gatshëm për të mësuar 

  • Të pranoni se njerëzit kanë kultura dhe besime fetare të ndryshme 

  • Të jepni të dhënat tuaja të kontaktit 

  • Të jepni të dhënat e kontaktit për referencat tuaja. Referencë mund të jetë një mik, një ish-koleg ose dikush tjetër që ju njeh 

  • Të flisni për përvojën tuaj të jetës gjatë të qenit refugjat në MB, por kjo nuk është e detyrueshme. Ju nuk jeni kurrsesi të detyruar të flisni për diçka që nuk ndiheni rehat ta ndani 

  • Të keni aftësinë të flisni anglisht (në një nivel të caktuar), por vende të tjera mund t'ju ofrojnë interpretë 

  • Të merrni një certifikatë DBS (dëshmi penaliteti)  

Organizatat do t'ju ndihmojnë me këto hapa. Ju do të keni mundësinë të flisni me anëtarët e ekipit përpara se të aplikoni dhe ata mund t'i përgjigjen çdo pyetjeje që mund të keni. 

Pasi të aplikoni për një mundësi pjesëmarrjeje, do të bëni një takim prezantues për t'ju shpjeguar rolin dhe mund t'ju ofrohet trajnim rreth tij. Në disa vende ofrohen pajisje TI-je dhe trajnime se si t'i përdorni ato. 

Kini parasysh se do të keni mundësinë të kërkoni kompensim për çdo shpenzim që lidhet me aktivitetet, si shpenzimet e udhëtimit ose kostot e të dhënave, por do t'ju duhet të kontrolloni nëse ofrohet kompensim përpara se të shpenzoni paratë tuaja. Gjithashtu mund t'ju jepen stimuj; të cilët mund të jenë financiarë ose jofinanciarë. 

Çfarë hapash duhet të ndërmerrni përpara se të merrni pjesë? 

Nëse roli është krijuar për të marrë pikëpamjet tuaja bazuar në përvojën tuaj jetësore ndërkohë që jeni refugjat në MB, atëherë, përfshirja në çdo projekt pjesëmarrjeje duhet të jetë një proces i drejtpërdrejtë.  

Kini parasysh se përpara se të regjistroheni për një mundësi, mund të bëni çdo pyetje që keni në lidhje me rolet e disponueshme. Për shembull, ku, kur dhe sa shpesh zhvillohen aktivitetet? A ju duhet të udhëtoni? Cilat janë përfitimet tuaja dhe të komunitetit tuaj? Çfarë niveli i gjuhës angleze nevojitet dhe a ofrohet interpret? A mbulohen kostot e kujdesit për fëmijët?  

Gjithashtu, duhet të shqyrtoni nëse keni kohë për t'iu përkushtuar rolit përpara se të regjistroheni. 

Cilat janë përfitimet e pjesëmarrjes? 

1. Rritja e aftësive tuaja komunikuese: 

  • Pjesëmarrja mund të ndihmojë në përmirësimin e anglishtes tuaj, gjë që jo vetëm do t'ju ndihmojë të rriteni në rolin që jeni caktuar, por edhe të komunikoni në aktivitetet tuaja të përditshme dhe në ndërveprimet me njerëz nga kultura të ndryshme.  

2. Informimi për lajmet, udhëzimet dhe rregullat e jetesës në MB: 

  • Ju mund të gjeni organizata lokale të refugjatëve për t'u bashkuar me rrjetet e bisedave, për t'u abonuar për të marrë lajme dhe përditësime nga organizatat, të cilat po publikojnë tema që lidhen me integrimin e refugjatëve dhe komunitetet e tyre. 

3. Mësimi nga të tjerët që kanë përjetuar migrim të detyruar dhe dhënia e opinioneve në emër të komuniteteve të refugjatëve: 

 

4. Angazhimi me mediat për të ndarë një histori ose një fakt rreth refugjatëve: 

  • Ju mund të merrni pjesë në trajnime falas dhe të zbuloni se kush punon në media dhe në advokimin për refugjatët, si p.sh IMIX dhe Refugee Action

5. Mbështetja e komunitetit tuaj dhe e organizatave lokale. 

  • Duke marrë pjesë, ju i inkurajoni organizatat të kuptojnë se si është të detyrohesh të largohesh nga shtëpia jote dhe kjo mund të ndihmojë në përmirësimin e shërbimeve të tyre për njerëzit që do vijnë pas teje. 

  • Organizatat, duke përfshirë ato bamirëse, varen nga mbështetja e anëtarëve të komunitetit që të mund të bëjnë punën e tyre.  

Logo for Asylum Migration and Integration Fund

Logo for Refugee Integration Yorkshire and Humber

Contact us

For more information, please contact us at:
admin@migrationyorkshire.org.uk

Source URL: https://www.migrationyorkshire.org.uk/refugee-integration-yorkshire-and-humber/our-translated-resources/what-are-skills-are-needed-participation