Prezantim i verifikimeve të së shkuarës së punëkërkuesve dhe vullnetarëve

Image
A checklist on a clipboard

Koha 

 Zbuloni nëse do të humbisni një mundësi nëse verifikimet zgjasin shumë kohë dhe nëse ekziston mundësia për ta filluar rolin ose trajnimin para përfundimit të verifikimit.  

Nëse e humbisni një mundësi, por keni aplikuar tashmë për verifikimin nga DBS, ju do ta merrni vërtetimin dhe kjo mund t'ju ndihmojë të siguroni më lehtësisht një rol tjetër.   

Besimi dhe pajtueshmëria 

Shumë verifikime të së shkuarës përfshijnë kërkimin e informacionit, dokumenteve ose kontakteve që ju mund të mos i keni, ose pjesëmarrjen në procese që mund të mos i kuptoni ose që mund t'ju bëjnë të ndiheni nervozë.  

  • Është e kuptueshme që të kërkoni më shumë informacion për gjërat që ju kërkohen, si dhe për pasojat e verifikimeve, para se të bini dakord në lidhje me to. 
  • Sigurohuni që të kuptoni se çfarë ju kërkohet në verifikimin e të shkuarës. Shumë fjalë kanë kuptim teknik që nuk është i njëjtë me kuptimin e zakonshëm dhe është normale që ju të mos i dini. 
  • Nëse shikoni një mundësi për të cilën interesoheni, por verifikimet e të shkuarës duken të pamundura për t’u siguruar, ia vlen që të flisni me menaxherin e rekrutimit apo menaxherin e Burimeve Njerëzore, ose të kërkoni këshillim me një specialist sa më shpejt që të jetë e mundur.  

Shumë organizata mund të mos i kuptojnë sfidat me të cilat mund të përballen personat që kanë qenë në sistemin e azilit për sa i përket verifikimit të së shkuarës dhe mund të mos jenë në dijeni të mënyrave të ndryshme se si mund t'i kalojnë këto pengesa. Shpeshherë ka mënyra alternative procedimi. 

Përkthimi zyrtar 

Nëse ndonjë dokument verifikimi duhet përkthyer, mund të merret ndihmë ambasada e vendit nga vjen informacioni, në rastet kur është e sigurt që ju ta kërkoni këtë. 

Teknologjia dhe aksesi 

Rekrutuesit duhet të jenë në gjendje t'ju ofrojnë një hapësirë të rehatshme dhe pajisjet e nevojshme për të marrë pjesë në çdo verifikim, si dhe të mbulojnë kostot e pjesëmarrjes. Qendrat e punësimit, libraritë dhe qendrat komunitare mund të jenë në gjendje t'ju ofrojnë akses në kompjuterë me lidhje të mirë interneti, çka mund t'ju ndihmojë të siguroni sa më lehtë verifikimet. 

Trauma dhe mirëqenia 

Verifikimet e të shkuarës mund t'ju bëjnë të ndiheni i cenuar, t'ju kthejnë kujtime dhe ndjenja të vështira ose mund t'jua bëjnë të vështirë pajtueshmërinë me kërkesat që ju bëhen.  

Mendoni se çfarë mund t'ju ndihmojë të jeni mirë gjatë procesit. Për shembull, nëse sillni dikë me vete, ose kryerja e një procesi në një vend të caktuar, mund të ndihmojë.  

Nëse keni nevojë të ndani diçka personale për historinë tuaj apo për sfidat me të cilat po përballeni gjatë procesit, mund t'ju ndihmojë nëse planifikoni atë që do thoni ose mënyrën se si do ta thoni.  

Zgjedhja e një roli që ka rekrutim të zakonshëm, ose që ofron mundësi transferimi mund të reduktojë stresin dhe të ulë rrezikun e humbjes së kohës dhe mundësive në rastet kur verifikimet marrin kohë të konsiderueshme, ose nëse ju nevojitet të ndërroni shtëpinë. 

Nëse keni përvojë jo të mirë me personat që merren me verifikimin e të shkuarës dhe ndiheni të sigurt të jepni përshtypjet tuaja, kjo mund të ndihmonte në zgjidhjen e problemit dhe do të ofronte një mundësi që ju të rifitoni besimin te personat dhe procesi. Në mënyrë të ngjashme, nëse keni përvojë pozitive, mund t’i ndihmonte personat të dinin se çfarë kanë bërë mirë. 

Kjo fletë informacioni u hartua nga “Migration Yorkshire” në dhjetor 2022. Nëse keni pyetje, na kontaktoni dhe ne do të bëjmë më të mirën për t'ju ndihmuar: në adresën e emailit Admin@migrationyorkshire.org.uk ose në numrin 0113 378 8188. 

Nëse jeni duke aplikuar për mundësi punësimi ose punë vullnetare në MB, do t'ju kërkohet të pranoni verifikimet e të shkuarës suaj. Këto verifikime mund të jenë të vështira, veçanërisht nëse nuk keni energji, vetëbesim ose kohë. 

Kalimi i verifikimeve të së shkuarës herën e parë mund të jetë i vështirë. Shpresojmë që kjo fletë informacioni t'ju ndihmojë të kaloni sfidat që lidhen me verifikimet në mënyrë që të mund të siguroni mundësi që janë të rëndësishme për ju. 

Çfarë janë verifikimet e të shkuarës? 

Verifikimet e të shkuarës janë mënyrat e ndryshme që personat e përfshirë në rekrutimin e punonjësve ose vullnetarëve përdorin për të mësuar më shumë për ju nga personat që ju kanë njohur. Ato mund të përfshijnë aktivitete si  

  • Konfirmimi i identitetit tuaj 
  • Verifikimi i certifikatave ose kualifikimeve përkatëse 
  • Kërkimi i komenteve për karakterin ose punën tuaj nga njerëz që ju njohin (e njohur si referencë) 
  • Shqyrtimi i të dhënave penale 
  • Kërkimi për informacionet tuaja shëndetësore nga mjeku juaj. 

Mënyra e kryerjes së verifikimeve të së shkuarës në MB mund të jetë e vështirë për t'u kuptuar, veçanërisht sepse ajo që kërkohet mund të ndryshojë sipas rolit/funksionit, edhe brenda të njëjtës organizatë. 

Pse bizneset dhe organizatat bëjnë verifikime të së shkuarës? 

  • Përmes verifikimeve të së shkuarës, organizata mundohet të marrë informacion që mund ta ndihmojë të jetë më e sigurt për t'ju ofruar një rol të caktuar. Organizatat duhet të sigurohen që me anë të burimeve, trajnimit dhe mbështetjes së disponueshme, ju do të jeni në gjendje ta kryeni rolin në mënyrë të sigurt për veten tuaj dhe të tjerët. 
  • Disa verifikime të së shkuarës bëhen pasi një organizatë ka detyrimin ligjor të ndërmarrë hapa për identifikimin e personave që mund të abuzojnë fëmijët apo të rriturit vulnerabël, ose që mund të jenë kërcënim për shoqërinë. 
  • Disa verifikime të së shkuarës bëhen në përmbushje të standardeve profesionale. 

Çfarë zgjedhjesh kam gjatë verifikimit të së shkuarës? 

  • Kur bëhen verifikimet e të shkuarës, është e detyrueshme me ligj që të kërkohet i njëjti informacion për të gjithë kandidatët.   
  • Ju do t'ju kërkohet gjithmonë të bini dakord me verifikimin e të shkuarës, por nëse nuk e bëni këtë, kjo me gjasë do të bëjë që të mos ju ofrohet roli. 

Cilat janë rregullat për bizneset dhe organizatat? 

  • Informacioni që organizatat mund ose nuk mund të kërkojnë nga ju dhe mënyra e përdorimit të atij informacioni prej tyre kontrollohet rreptësisht me ligj. Informacioni i marrë nga verifikimet e të shkuarës për qëllime rekrutimi nuk ndahet me autoritete të tjera si “Home Office” (Ministria e Brendshme) 
  • Organizatat duhet të bëjnë të qartë se çfarë verifikimesh të së shkuarës do të kryhen për një rol para se të aplikoni. Ato gjithashtu duhet të vënë në dispozicion emrin e një personi kontakti me të cilin aplikantët mund të flasin, nëse kanë pyetje lidhur me procesin. 
  • Verifikimet e të shkuarës zakonisht fillojnë pasi “kaloni me sukses” procesin e rekrutimit dhe pranoni të merrni rolin.  
  • Organizatat duhet të mbulojnë kostot e verifikimeve të së shkuarës. Nëse keni probleme me kostot, kërkoni ndihmë nga një punonjës kyç ose nga një këshillues i qendrës së punës që mund t'ju ndihmojë. 

Konfirmimi i identitetit tuaj 

Mund të jetë e vështirë të vërtetoni identitetin tuaj kur sapo keni ardhur në një shtet ose kur jeni në sistemin e azilit. Megjithatë, ka disa hapa që mund të ndërmerrni për të mundësuar vërtetimin më lehtë të identitetit tuaj. 

  • Mundohuni të merrni disa nga dokumentet e listës së miratuar të “Disclosure and Barring Services” (Shërbimet e Zbulimit dhe Ndalimit). 
  • Kur është e mundur kërkoni që faturat dhe letrat zyrtare t'ju adresohen në emrin tuaj të plotë dhe sigurohuni që emri të jetë i shkruar saktë. Korrigjoni sa më shpejt që të jetë e mundur gabimet në dokumentet tuaja.  
  • Nëse e keni tashmë statusin e refugjatit dhe keni mundësi ekonomike, ose nëse mund t'ju financojë një punonjës kyç, regjistrohuni për marrjen e një lejeje drejtimi të përkohshme

Certifikatat ose kualifikimet 

Nëse keni kualifikime, interesohuni se si mund t'i verifikoni dhe validoni. Gjeni se si emërtohen këto kualifikime dhe eksperienca në MB dhe se si personat flasin për to. Kjo mund t'ju ndihmojë që të kuptoheni më mirë.  

Nëse një organizatë nuk verifikon dot kualifikimet tuaja, ambasada e vendit ku jeni kualifikuar mund të jetë në gjendje të ndihmojë. Gjithashtu, organizatat profesionale në vendin e origjinës tuaj mund të jenë në gjendje të konfirmojnë kualifikimet tuaja dhe informacionin për performancën tuaj gjatë kohës që keni ushtruar profesionin.  

Organizatat profesionale në MB mund të jenë gjithashtu në gjendje të ndihmojnë rekrutuesit të besojnë në kualifikimet tuaja.  

Referencat 

Mund t'ju kërkohen emrat dhe të dhënat e kontaktit të personave që nuk janë të afërmit tuaj, por që ju kanë njohur në mënyrë profesionale ose personale, për një numër të caktuar vitesh. Organizata do të kontaktojë me këta persona dhe do t’i pyesë mbi përshtatshmërinë tuaj për një rol të caktuar.  

Personat që kanë ardhur kohët e fundit në vend zakonisht e kanë të vështirë të përmbushin kërkesat për referenca.  

  • Nëse punoni ngushtë me një punonjës kyç ose nëse keni fëmijë dhe personeli në shkollën e tyre po njihet me ju, ai mund të jetë në gjendje të japë një referencë për karakterin tuaj. 
  • Nëse nuk mund të siguroni asnjë referencë, flisni me menaxherin e rekrutimit. Për role të caktuara ai mund të tregohet fleksibël dhe t'ju lejojë të filloni me një rol të përshtatur ose të mbikëqyrur. Ai mund ta ketë të nevojshme të kërkojë këshillim nga një ekspert. 
  • Nëse nuk keni dikë që mund t'ju japë referencë, mund të konsideroni të merrni një rol i cili nuk e kërkon diçka të tillë, në mënyrë që të njiheni me persona që mund të japin referencë për ju në të ardhmen. 
  • Mundet t'ju ndihmojë gjithashtu nëse mbani të dhënat e kontaktit dhe emrat e personave që takoni, pasi ata mund të bëhen referuesit tuaj në të ardhmen, dhe të ruani datat, rolet dhe organizatat brenda MB në të cilat jeni vullnetarë ose punoni.   

Verifikimi i të dhënave penale  

Nëse aplikoni për role në të cilat do të keni forma specifike kontakti me të rritur dhe fëmijë vulnerabël, ose ku mund të keni akses në informacion sensitiv, mund të ndërmerren veprimet e mëposhtme:  

  • mund t'ju pyesin nëse keni precedentë penalë  
  • mund t'ju pyesin nëse kanë marrë masa disiplinore ndaj jush ose ju kanë ndaluar të kryeni një rol në të shkuarën për shkak të sjelljes tuaj.  
  • mund t'ju kërkohet të bini dakord për verifikimin nga “Disclosure and Barring Services” (Shërbimet e Zbulimit dhe Ndalimit) – i njohur ndryshe si “verifikimi i DBS-së” ose verifikimi i të dhënave penale.  

“Disclosure and Barring Services” (Shërbimet e Zbulimit dhe Ndalimit) është organizata zyrtare në MB që mund të aksesojë informacion për të dhënat penale dhe t'u japë rekrutuesve certifikata që tregojnë të dhëna për personat në pjesët që ata interesohen.   Ka nivele të ndryshme të verifikimit të DBS-së, në mënyrë që të jepet vetëm informacioni që lidhet me rolin për të cilin po aplikoni.  

Ju mund të punoni ose të jeni vullnetar edhe nëse keni të dhëna penale, por mund t'ju ndalohen disa role të caktuara. Është e rëndësishme që të deklaroni çdo të dhënë që kërkohet me ligj në momentin që pyeteni. Ka ligje që përcaktojnë informacionet që mund t'ju kërkohen dhe ato që duhet t’i deklaroni. Nëse keni dyshime, kërkoni udhëzim. 

Nëse jeni përfshirë në regjistrin penal si rezultat i trafikimit apo për veprime që ju është dashur të bëni për të mbijetuar përpara se të kërkonit azil, punoni me një avokat, këshilltar ose punonjës social për të diskutuar se si mund të flisni për këtë gjatë rekrutimit. 

Si pjesë e procesit, ju kërkohet të vërtetoni identitetin tuaj duke përdorur dokumentet e njohura si dokumente zyrtare nga “Disclosure and Barring Services” (Shërbimet e Zbulimit dhe Ndalimit)

Shumë persona mund të kenë vështirësi në përmbushjen e kërkesave për dokumentacion jo për faj tyre. Nëse nuk siguroni dot dokumentacionin e nevojshëm, mund të merrni verifikimin nga DBS duke regjistruar shenjat e gishtërinjve në polici.   

  • Çdokush mbi moshën 16 vjeç mund të marrë një verifikim nga DBS, pavarësisht statusit të imigrimit apo kohëzgjatjes së qëndrimit në vend. 
  • Pavarësisht të shkuarës së personit, zakonisht duhen rreth dy javë për përpunimin e verifikimit në rast se aplikimi është bërë si duhet.  
  • Përfshirja në punë vullnetare që kërkojnë të njëjtin nivel verifikimi si roli që mund të doni në të ardhmen, mund t'ju ndihmojë për të krijuar eksperiencë dhe referenca dhe gjithashtu do të thotë që do ta keni verifikimin e DBS-së të kryer paraprakisht. 
  • Nëse keni aplikuar për verifikim nga DBS mund të regjistroheni te "Update Service" (Shërbimi i përditësimit) i DBS-së për ta mbajtur të përditësuar vërtetimin tuaj. Kjo do të thotë se punëdhënësit e ardhshëm ose menaxherët e punëve vullnetare mund ta kontrollojnë vërtetimin tuaj pa qenë nevoja të kërkojnë një verifikim të ri. Për vullnetarët nuk ka kosto përditësimi. 
  • Ky udhëzues për aplikantët e huaj i “Disclosure and Barring Services” (Shërbimet e Zbulimit dhe Ndalimit) mund të jetë i dobishëm për ju ose çdo organizatë në të cilën aplikoni për t'iu bashkuar. Për informacion të mëtejshëm, shikoni fletën tonë të informacionit për verifikimet nga DBS. 

Verifikimet ndërkombëtare 

Për disa role (si mësimdhënia ose kujdesi infermieror) një organizatë mund të kërkojë të dijë nëse keni historik kriminal në shtetet e huaja ku keni jetuar. Ka procedura të përcaktuara për shtete të ndryshme. Informacioni se si mund të merrni një “vërtetim të karakterit të mirë” për shtete të ndryshme jepet nga qeveria e MB-së.  

Nëse punëdhënësit nuk bëjnë dot një verifikim të së shkuarës, ata pritet të marrin sa më shumë informacion që është e mundur në formën e referencave përpara se të vendosin të japin një ofertë pune.  

Nëse mund të viheni në rrezik për shkak se verifikimi do të bënte të ditur vendndodhjen tuaj për autoritetet në vend tjetër ku keni jetuar, mund të flisni me Burimet Njerëzore (BNJ) të organizatës, ose të kërkoni këshillim ligjor. 

Zgjidhja e problemeve 

Organizatat duan të veprojnë në mënyrë të sigurt por ndërkohë kanë gjithashtu nevojë që të aplikojnë persona me prejardhje të ndryshme. Nëse problemet dhe zgjidhjet e mundshme evidentohen, ato probleme shpeshherë mund të zgjidhen. 

Logo for Asylum Migration and Integration Fund

Logo for Refugee Integration Yorkshire and Humber

Contact us

For more information, please contact us at:
admin@migrationyorkshire.org.uk