Krijimi i lidhjeve, ngritja e aftësive ripërtëritëse: strategjia e Yorkshire dhe Humber për integrimin e refugjatëve - përmbledhje

Image
A young male refugee

Hyrje

Ky botim është pjesë e një projekti më të gjerë, Integrimi i Refugjatëve në Yorkshire dhe Humber, dhe është realizuar falë mbështetjes financiare të Fondit të Bashkimit Evropian për Azilin, Migrimin dhe Integrimin, i cili synon menaxhimin më efektiv të flukseve të migrimit në Bashkimin Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e vetme e "Migration Yorkshire" dhe nuk reflekton në asnjë mënyrë pikëpamjet e themeluesit, të Komisionit Evropian, ose të Autoritetit Përgjegjës të Mbretërisë së Bashkuar (UKRA). As Komisioni Evropian dhe as UKRA nuk janë përgjegjës për çfarëdolloj mënyre në të cilën mund të përdoret informacioni në këtë botim. 

Yorkshire dhe Humber ka një histori të gjatë dhe krenare të ofrimit të strehimit për personat që arratisen nga lufta dhe persekutimi. Rajoni ynë ka treguar shpeshherë aftësi të konsoliduara udhëheqëse në lidhje me çështjet e refugjatëve dhe të azilit. Është gjithashtu vendi i disa shembujve të praktikave më të mira në lidhje me integrimin e refugjatëve. Megjithatë, ka ende shumë për të bërë. Ka ende barriera dhe sfida për integrimin.  

Kjo është përmbledhja e Strategjisë së re të Yorkshire dhe Humber për Integrimin e Refugjatëve, me titull "Krijimi i lidhjeve, ngritja e aftësive ripërtëritëse", e cila u prezantua në fillim të 2022.  Ajo përfshin vizionin dhe vlerat që mbështesin dhe përkufizojnë strategjinë, si dhe prioritetet e integrimit të identifikuara për rajonin tonë. Është zhvilluar pas konsultimit me më shumë se 300 palë interesi, dhe dokumenti i plotë (në anglisht) mund të gjendet në faqen e "Migration Yorkshire" (www.migrationyorkshire.org.uk). Strategjia po mbikëqyret nga një forum i ri rajonal për integrimin e refugjatëve. 

Strategjia e re është projektuar si një mjet për të mbështetur palët e interesit nga një gamë e gjerë sektorësh dhe zonash gjeografike. Ajo do të rrisë profilin e integrimit të refugjatëve në rajonin tonë dhe do të ndihmojë në përmirësimin e rezultateve për refugjatët që jetojnë këtu. Prioritetet strategjike të ravijëzuara më poshtë janë aspiruese dhe janë pjesë e vizionit tonë për integrimin e refugjatëve në Yorkshire dhe Humber. Megjithatë, ka shumë punë për të bërë dhe ne shpresojmë që ju të mund të na ndihmoni të përmbushim vizionin tonë.  

Kjo përmbledhje synon ta bëjë strategjinë të aksesueshme për refugjatët, azilkërkuesit dhe njerëz të tjerë që kanë përjetuar arratisjen nga lufta dhe persekutimi, dhe t’ju ftojë të merrni në përsipër procesin e integrimit. Duke mësuar dhe përmirësuar njohuritë tuaja rreth gjuhës angleze, duke bërë vullnetarizëm, duke u trajnuar, duke studiuar, duke punuar dhe duke takuar njerëz të rinj në komunitetet ku jetoni, ju kontribuoni me aftësi, ide dhe përvoja që kanë pasuruar dhe ndihmuar rajonin tonë. Strategjia e re mund të na ndihmojë të arrijmë edhe më shumë nëse punojmë së bashku për të siguruar që rajoni ynë të vazhdojë të mirëpresë njerëz që kanë përjetuar arratisjen nga lufta dhe persekutimi dhe të zhvillojë shërbimet më të mira të mundshme për integrimin. 

Vizioni dhe vlerat

“Yorkshire dhe Humber është një rajon ku refugjatët ndihen të sigurt dhe të mirëpritur, rindërtojnë jetët e tyre, përmbushin aspiratat e tyre, dhe kontribuojnë në jetën sociale, ekonomike dhe kulturore të komuniteteve ku ata jetojnë” 

Ky vizion plotësohet nga një grup vlerash që na përkufizojnë ne si rajon dhe shërbejnë si bazë për gjithçka që ne bëjmë për të mundësuar integrimin e refugjatëve, duke përfshirë shërbimet, politikat dhe qëndrimet tona në lidhje me refugjatët dhe azilkërkuesit. Vlerat na ndihmojnë në trajtimin e barrierave për integrimin duke na kujtuar se çfarë ka rëndësi kur njerëzit e arratisur nga lufta dhe persekutimi rindërtojnë jetët e tyre në Yorkshire dhe Humber.  

 

Vlerat tona

 

  • Mirëseardhja - Refugjatët gjejnë strehë dhe dhembshuri në komunitetet ku vendosen 
  • Përfshirja - Shërbimet dhe komunitetet angazhohen në mënyrë aktive për heqjen e barrierave dhe janë të mirëpajisura për të përmbushur nevojat e refugjatëve 
  • Bashkëpunimi - Palët e interesit punojnë së bashku në partneritete të forta dhe të qëndrueshme duke njohur pikat e forta të njëri-tjetrit
  • Mundësitë - Refugjatët mund të rindërtojnë jetët e tyre, të përmbushin aspiratat e tyre dhe të kontribuojnë në komunitetet ku jetojnë
  • Barazia - Refugjatët njihen si individë me karakteristika, nevoja dhe aspirata të ndryshme dhe trajtohen në mënyrë të drejtë

Prioritetet strategjike

Strehimi dhe mjedisi

 

  • Të gjithë refugjatët kanë akses në mbështetje me strehim dhe shërbime advokimi në kohë dhe të një cilësie të mirë, duke përfshirë informacionin rreth mundësive, të drejtave dhe përgjegjësive në lidhje me strehimit
  • Të gjitha akomodimet e azilit përmbushin standardet e autoriteteve lokale dhe palët lokale të interesit mund të monitorojnë në mënyrë efektive ofrimin dhe përputhshmërinë
  • Refugjatët dhe azilkërkuesit e strehuar në vende më të izoluara ose të largëta, ose në akomodime të përkohshme, mund t'i aksesojnë shërbimet përmes formave të ndryshme të ofrimit, ose të mbështeten me transport kur është e nevojshme
  • Për fëmijët e pashoqëruar azilkërkues  ofrohet vendosje nëpër familje, me mbështetje për kujdestarët
  • Refugjatët dhe azilkërkuesit strehohen në lagje mirëpritëse dhe miqësore, kanë akses në informacion lokal dhe mund të përdorin në mënyrë të sigurt hapësira lokale, si dyqanet, marketet, parqet dhe transportin publik

 

Integrimi ekonomik

 

  • Aftësitë, kualifikimet dhe përvojat e punës të refugjatëve vlerësohen dhe njihen në mundësinë më të parë 
  • Të gjithë refugjatët dhe azilkërkuesit kanë akses në mbështetjen për mirëqenie ose në ndihmën emergjente, kur është e nevojshme, duke parandaluar skamjen 
  • Refugjatët kanë akses në programe që mbështesin punësimin e personalizuar dhe të qëndrueshëm dhe zhvillimin e bizneseve, që përmbushin nevojat e tyre të ndryshme dhe që përkojnë me tregjet lokale të punës 
  • Refugjatët kanë akses në mundësitë e arsimit të lartë, trajnimit, vullnetarizmit dhe përvojës së punës që përmbushin aspiratat e tyre dhe rrisin mundësinë e tyre të punësimit 
  • Punëdhënësit dhe bizneset janë në dijeni të të drejtave dhe nevojave të refugjatëve dhe promovojnë në mënyrë aktive punësimin e tyre 

 

Shëndeti dhe mirëqenia

 

  • Refugjatët dhe azilkërkuesit i nënshtrohen një kontrolli sa më shpejtë të jetë e mundur pas mbërritjes, kanë akses në trajtimin e emergjencës dhe vaksinimet dhe mbështeten që të regjistrohen pranë një mjeku të përgjithshëm dhe dentisti
  • Refugjatët dhe azilkërkuesit, duke përfshirë grupet më vulnerabël si gratë dhe personat me aftësi të kufizuara, i dinë të drejtat e tyre, mënyrën e funksionimit të NHS-së (UK National Health Services) dhe kujdesit social në rajon dhe mund të aksesojnë shërbimet e përshtatshme
  • Refugjatët dhe azilkërkuesit kanë akses në shërbime cilësore të shëndetit mendor dhe mirëqenies që përmbushin nevojat e tyre, duke përfshirë aktivitete dhe grupe të mirëqenies
  • Të gjitha shërbimet e shëndetit dhe të mirëqenies ofrojnë shërbime cilësore dhe profesionale interpretimi dhe përkthimi, sipas udhëzimeve të NHS-së 
  • Refugjatët dhe azilkërkuesit kanë akses në shërbimet e promovimit dhe ndërgjegjësimit për shëndetin dhe ofruesit janë të angazhuar në mënyrë aktive në eliminimin e pabarazive në sektorin e shëndetësisë

 

Komuniteti dhe përkatësia

 

  • Yorkshire dhe Humber, përmes lagjeve lokale, ambienteve sociale dhe komunitare dhe medias lokale, ofron një mjedis mikpritës për refugjatët dhe azilkërkuesit
  • Refugjatët krijojnë lidhje të qëndrueshme me njerëz nga të gjitha prejardhjet dhe kanë akses të rregullt në mundësi domethënëse për të ndërvepruar me të tjerët
  • Refugjatët dhe azilkërkuesit janë të vetëdijshëm për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë akses në këshillim dhe përfaqësim ligjor cilësor në rastet kur është e nevojshme 
  • Refugjatët ndihen të sigurt, zhvillojnë marrëdhënie besueshmërie me policinë dhe autoritetet e tjera, dhe ndihen të sigurt për të raportuar krimet, veçanërisht ato të nxitura nga urrejtja
  • Sektorët e kulturës, aktiviteteve të kohës së lirë dhe sporteve në rajon janë të angazhuara në mënyrë aktive në integrimin e refugjatëve përmes ofrimit të aktiviteteve të sigurta, të aksesueshme dhe mirëpritëse

 

Familjet dhe të rinjtë

 

  • Fëmijët refugjatë dhe azilkërkues mund të kenë akses në arsim në momentin më të parë të mundur pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar, në shkolla dhe kolegje që janë të sigurta dhe mirëpritëse 
  • Refugjatët kanë akses në informacion, këshillim dhe mbështetje përmes gjurmimit të familjes dhe bashkimit familjar 
  • Refugjatët dhe azilkërkuesit janë të vetëdijshëm për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me çështje si mbrojtja e fëmijëve dhe dhuna në familje, dhe kanë akses në shërbime këshillimi dhe mbështetjeje me ndjeshmëri kulturore 
  • Shërbime të përshtatshme dhe të aksesueshme për kujdesin e fëmijëve dhe shërbime të tjera mbështetëse për familjen janë të disponueshme për të gjitha familjet e refugjatëve dhe anëtarët e familjes që kanë nevojë për to 
  • Të rinjtë refugjatë dhe azilkërkues, duke përfshirë fëmijët e pashoqëruar azilkërkues dhe të rinjtë që largohen nga kujdesi social, ndihen të sigurt, të mbështetur dhe kanë mundësi për t'u rikuperuar, për t’u zhvilluar dhe për të pasur sukses në komunitetet e tyre të reja 

 

Gjuha dhe komunikimi

 

  • Në momentin më të parë të mundur pas mbërritjes së refugjatëve dhe azilkërkuesve në rajon, bëhet vlerësimi i nevojave të tyre në lidhje me gjuhën angleze duke përdorur mjete konsistente dhe gjithëpërfshirëse
  • Të gjitha llojet e kurseve të anglishtes për folësit e gjuhëve të tjera (ESOL) në rajon dokumentohen dhe promovohen në mënyrë efektive dhe refugjatët mund të aksesojnë kursin e përshtatshëm lokalisht 
  • Refugjatët dhe azilkërkuesit kanë akses në një gamë kursesh të ESOL që janë të përshtatshme për nevojat dhe aspiratat e tyre individuale, duke përfshirë mundësitë joformale të mësimit  
  • Shërbime dhe organizata ofrojnë shërbime të përshtatshme, cilësore dhe profesionale të interpretimit dhe përkthimit, duke përfshirë burime të përkthyera në formate të aksesueshme 
  • Refugjatët dhe azilkërkuesit janë të përfshirë nga ana dixhitale dhe kanë aftësitë, pajisjet dhe lidhjen për të aksesuar shërbime dhe mbështetje në internet 

 

Informacionet dhe të dhënat

 

  • Shërbimet dhe organizatat në Yorkshire dhe Humber kanë akses burimet e informacionit dhe të dhënave për refugjatët dhe azilkërkuesit dhe janë të afta t'i përdorin ato në mënyrë efektive
  • Shërbimet dhe organizatat mbledhin, ruajnë dhe ndajnë në mënyrë konsistente, efektive dhe të qëndrueshme të dhëna dhe informacione në lidhje me integrimin e refugjatëve, kur kjo është e përshtatshme, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave 
  • Ekziston një angazhim dhe bashkëpunim i rregullt mes komunitetit kërkimor dhe palëve të tjera të interesit në rajon, duke identifikuar mangësitë prioritare të informacionit dhe duke nxitur shpërndarjen efektive të rezultateve të kërkimit 
  • Komunitetet e refugjatëve përfshihen në prodhimin e të dhënave, kërkimit dhe informacionit për integrimin 
  • Ndikimet e shërbimeve dhe ndërhyrjeve në integrimin e refugjatëve monitorohen dhe vlerësohen rregullisht nga ofruesit dhe kërkuesit e pavarur 

 

Planifikimi dhe ofrimi i shërbimeve 

 

  • Drejtuesit në fushën e shërbimeve, veçanërisht në sektorin publik, janë të përkushtuar për integrimin e refugjatëve dhe zhvillimin e shërbimeve mirëpritëse dhe përfshirëse 
  • Shërbimet promovojnë veprimtari pozitive për refugjatët dhe azilkërkuesit dhe alokojnë burimet e nevojshme për eliminimin e disavantazheve që ata hasin në aksesimin e shërbimeve të ofruara 
  • Integrimi i refugjatëve është i integruar në organizata të tëra të ofruesve, duke përfshirë komisionimin, rekrutimin dhe të nxënit dhe zhvillimin 
  • Ofruesit e shërbimeve sigurohen që i gjithë stafi përkatës të trajnohet në mënyrë të përshtatshme për nevojat e refugjatëve dhe azilkërkuesve dhe që trajnimet të përditësohen rregullisht 
  • Ofruesit në Yorkshire dhe Humber zhvillojnë shërbime holistike dhe bashkëpunojnë në mënyrë efektive me njëri-tjetrin përmes partneriteteve të forta, mekanizmave të qëndrueshme të referimit dhe komisionimit të përbashkët  

 

Sektori i vullnetarizmit dhe i komunitetit 

 

  • Sektori i vullnetarizmit dhe i komunitetit për refugjatët në Yorkshire dhe Humber ka akses në financim të qëndrueshëm që mundëson zhvillimin e tij dhe mbajtjen e njohurive dhe ekspertizës për integrimin e refugjatëve 
  • Palët kryesore të interesit në sektorët publikë dhe privatë janë të vetëdijshme për pikat e forta të sektorit të vullnetarizmit dhe komunitetit (VCS) për refugjatët dhe angazhohen në mënyrë efektive me sektorin  
  • Të gjitha lokalitetet përkatëse në rajon kanë grupe dhe organizata vullnetare dhe komunitare aktive dhe të mirëfinancuara për refugjatët 
  • Yorkshire dhe Humber kanë organizata komunitare të forta dhe të fuqizuara për refugjatët, të cilat përfaqësojnë në mënyrë efektive komunitetet e refugjatëve 
  • VCS-ja e rajonit ofron mundësi domethënëse vullnetarizmi për refugjatët, azilkërkuesit dhe personat nga prejardhje të tjera që duan të kontribuojnë për integrimin 

 

Pjesëmarrja 

 

  • Refugjatët kanë një përfaqësi domethënëse në fuqinë punëtore, bordet, partneritetet dhe pozicionet drejtuese në rajon 
  • Refugjatët janë të përfshirë në formësimin e shërbimeve dhe organizatave përmes forumeve dhe mekanizmave ekzistues të pjesëmarrjes 
  • Refugjatët mund të artikulojnë pikëpamjet e tyre në forume dhe organizata të pavarura që kanë ndikim në procesin e integrimit 
  • Shërbimet, organizatat dhe komunitetet lokale janë të angazhuara në mënyrë aktive në trajtimin e barrierave me të cilat përballen grupe të ndryshme refugjatësh dhe ofrojnë incentiva të përshtatshme për pjesëmarrje 
  • Refugjatët kanë mundësitë të formësojnë narrativën në një shumëllojshmëri mediash dhe mund të ndikojnë në perceptimin publik për migrimin e detyruar dhe azilin në rajon 

Logo for Asylum Migration and Integration Fund

Logo for Refugee Integration Yorkshire and Humber

Contact us

For more information, please contact us at:
admin@migrationyorkshire.org.uk